UBT News

​Shala: Po përballemi me krizë energjetike për shkak të paaftësisë organizative dhe ndikimit politik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala vendimin e Qeverisë për masat e emergjencës në kufizimin e energjisë e ka quajtur si vendim të vonuar.

Sipas tij, rënia e bllokut të Kosovës “B” ka qenë e paralajmëruar, por që qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë, të cilën deputeti I PDK-së e ka konsideruar si paaftësi direkte menaxhuese, paaftësi organizativë dhe ndikim politik në një ndërmarrje publike.

Shala tha se si pasojë e këtyre mosintervenimeve në këtë bllok sot vendi po përballet me krizë energjetike por edhe qindra miliona dëm buxhetit të vendit.

“Dhe për çudi nuk kemi asnjë veprim menaxhues inxhinerik që ky bllok të ndërpritet të sanohet dëmi sa ishte i vogël e të mos dal jashtë funksionit. Në kuptimin inxhinierik menaxhues menaxhmeti i KEK-ut, drejtori i KEK-ut dhe ekipe profesionale do të duhej me kohë të reagonin kanë qenë nën presion politik që të mos reflektojnë në këtë kohë politike zgjedhore[…]mos veprime në ‘B’ me kohë sjell pastaj pas disa ditësh daljen nga sistemi i cili sot po na kushton me një krizë të jashtëzakonshme energjike dhe me qindra miliona dëm buxhetit të vendit e që po reflekton direkt tek taksapaguesit, kjo nuk arsyetohet ndryshe veçse si paaftësi direkte menaxhuese, paaftësi organizative dhe ndikim politik në një ndërmarrje publike[…]keni bërë transaksione dhe marrëveshje të përkohshme nuk gjen shtet në rajon që blen rrymën sot për sot e ju po bleni sot për sot se me pas blerë 6 muaj më herët kontrata jo me ruajt në frigorifer se nuk punon as frigoriferi pa rrymë nëse nuk e dini por me bë kontrata afatgjate sot do e kishim një çmim tjetër, sot për sot është 7 herë më I lartë çmimi kur e blen në treg”, tha ai.

Exit mobile version