UBT News

​Sevdije Krasniqi mbështet kërkesën që lulëkuqja të jetë simbol i përkujtimit të të viktimave të gjenocidit në Kosovë

Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e Jakup Krasniqit, përfaqësuesit politik të UÇK-së, përkrah kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Duke shfrytëzuar profilin e vajzës së tyre, Gresa Krasniqi në rrjetin social Facebook, Sevdije Krasniqi tha se mbështet nismën e Qendrës “GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR” nën udhëheqjen e mikut të Jakupit dhe intelektualit të shquar të çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, që lulëkuqja me katër petale te bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” falënderon përzemërsisht bashkëshorten e njërës nga figurat më të rëndësishme të historisë moderne, Jakup Krasniqi, që padrejtësisht mbahet në Hagë. 

Exit mobile version