UBT News

​Serbët protestojnë edhe në veri

Me tone të forta kundër kryeministrit të vendit, Albin Kurti e muzikë kushtuar Serbisë, serbët e komunave veriore kanë marrë pjesë sot në siç e quajtën ata, “Tubim i madh i Vidovdanit” që u mbajt në sheshin “Vëllezërit Miliq”, në veri të Mitrovicës.

Dragisha Milloviq, ish-kryetar i komunës së Zveçanit, duke lexuar deklaratën pesë pikëshe të Vidovdanit, dhe për të cilën u tha se është deklaratë e përbashkët e popullit serb të Kosovës, ka përmendur formimin e Asociacionit, luftën për mbijetesë të serbëve në këto troje, si dhe orientimin drejt paqes, duke potencuar këtu edhe bashkëjetesën me shqiptarë, si kërkesa të përbashkëta të popullit serb të këtushëm. Ai ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të ushtrojë ndikimin e saj dhe të lirojë të gjithë serbët që u arrestuan kohët e fundit.

“Vidovdani” është festë fetare e serbëve e cila përmes gënjeshtrës dhe miteve, Beogradi zyrtar tenton ta mbaj gjallë nervin nacionalist për Kosovën

Exit mobile version