Kanë kaluar më shumë se pesë orë prej hapjes së vendvotimeve në Kosovë. Selim Selimi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për votim.
Selimi në konferencën e dytë për media derisa sa bëri thirrje që qytetarët të ushtrojnë të drejtën kushtetuese, u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes edhe gjatë lëvizjes përshkak të situatës atmosferike.
“Deri në orën 12:30 kemi diku mbi 8 përqind të qytetarëve që kanë dalë në votim. Kemi më pak se shtatë orë andaj ftojmë gjithë qytetarët të votojnë, të kenë kujdes për shkak të kushteve atmosferike, por sa më shumë që dalin aq më mirë. I ftojmë të gjithë që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të rregulluar Ardhmërinë e Kosovës”, tha Selimi.