Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës janë shoqëruar në Polici nëntë persona të dyshuar, të cilëve u është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve mariuhanë dhe kokainë.
Sipas policisë, pas intervistimit të personave të dyshuar, ndaj tyre janë iniciuar raste për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.