UBT News

​Sekuestrohen mbi 7 mijë kilogram mjaltë pa origjinë në Ferizaj

Policia e Kosovës njoftoi se janë sekuestruar mbi 7 mijë kilogram mjaltë në rajonin e Ferizajt.

Sipas njoftimit, Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar informacione për mjaltë pa origjinë që janë fshehur në Ferizaj dhe në Han të Elezit.

Në lidhje me këtë janë njoftuar Dogana e Kosovës, inspektorët e AUVK-ut dhe Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, të cilët janë në vendin e ngjarjes për procedura të mëtjeme hetimore.

Exit mobile version