UBT News

​Sekuestrohen mbi 35 mijë litra pije alkoolike të prodhuar pa autorizim

Njësitë e Doganës së Kosovës kanë sekuestruar mbi 35 mijë litra pije alkoolike të prodhuar pa autorizim në Novak të Prizrenit.

Dogana njofton se njësitë e saj pas bastisjes në lokacionin e dyshuar në fshatin Novak të Prizrenit, kanë gjetur sasinë 32,850.00 litra verë dhe 2,350.00 litra raki rrushi të prodhuara pa autorizim të nevojshëm e cila ishte në pronësi të kompanisë së dyshuar.

Sipas njoftimit të doganës, pijet alkoolike të konstatuara në depon e paautorizuar nga dogana për prodhim dhe mbajtje janë pllombuara, derisa sasia e gjetur është si në vijim: Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, Merlot 14% alk., sasia 5,000.00 litra; Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, Cabernet Sauvignon 14% alk., sasia 7,000.00 litra; Raki rrushi 2021, 43% alk., sasia 2,150.00 litra; Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, Merlot 13% alk., sasia 5,000.00 litra; Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, Cabernet Sauvignon 12.5% alk, sasia 15,850.00 litra; Raki rrushi 2022, 45% alk., sasia 200.00 litra dhe mbetje te verës, sasia 200.00 litra. 

Exit mobile version