UBT News

​Sekuestrohen 12 krerë gjedhë në Vitomiricë

Një kamion me 12 krerë gjedhë është sekuestruar në Vitomiricë të Pejës, të dielën mbrëma. Rasti është inicuar si tregti e ndaluar.

“Njësitë policore gjatë patrullimit kanë ndalur një kamion të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit i njëjti kishte të ngarkuara rreth 12 copë gjedhë pa dokumente përkatëse. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa kafshët dhe kamioni janë sekuestruar dhe janë dërguar në stacionin policor deri në verifikim të zyrtarëve të AVUK-it”, njofton policia.

Exit mobile version