UBT News

​Seanca plenare nis me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje, në nderim të 45 viktimave që humbën jetën në një aksident tragjik në Bullgari.

Mëngjesin e së martës në autostradën Struma, një autobus me pasagjerë të kombësive të ndryshme, në mesin e tyre shqiptarë e maqedonas, u përfshi nga zjarri.

Deri më tani është raportuar për 46 persona të vdekur, prej tyre 12 fëmijë, ndërsa shtatë të tjerë po marrin trajtim mjekësor.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka nisur seancën plenare me një minutë heshtje, ku tha se janë të tronditur me këtë lajm të hidhur.


“Të gjithë sot jemi tronditur nga lajmi i hidhur që e morëm në orët e hershme të mëngjesit për aksidentin tragjik, i cili ndodhi në Bullgari. Me ç’rast 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut e humbën jetën në këtë aksident tragjik. Prandaj për këtë arsyeje po ju thërras që t’i nderojmë të gjitha viktimat me një minutë heshtje.. Të gjithë ata që u ndanë kjo jetë, u prehshin të qetë në amshim. Kurse të lënduarve u urojmë shërim të shpejt”, ka thënë Konjufca.

Organi më i lartë legjislativ gjatë ditës së sotme do të shqyrtojë tetë pikat e mbetura nga dita e djeshme.

Exit mobile version