UBT News

​Scholz i kërkon Kurtit konstruktivitet në dialog

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka kërkuar konstruktivitet në dialog nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit të përbashkët në Berlin, kancelari gjerman tha se kohën e sotme kur po ndodh lufta në Ukrainë, është e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor të zgjidhen problemet. Ai tha se objektivi i dialogut është marrëveshja e gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Krahas kësaj në një konferencë për medie me Kurtin, kancelari gjerman shtroi nevojën e përparimit të shpejtë për liberalizimin e vizave. Ndërkohë kërkoi bashkëpunim rajonal përmes Procesit të Berlinit. Kancelari gjerman e vlerësoi si pozitive pozicionin e Kosovës pas agresionit rus në Ukrainë.

Exit mobile version