UBT News

​Scholz: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz deklaroi se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke. Ai kërkoi që dialogu me Serbinë të çohet përpara, pasi perspektiva evropiane e Kosovës varet edhe nga rezultatet e tij.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, në një konferencë të përbashkët për medie me kryeministrin Kurti, Scholz tha se po punon për liberalizim të vizave, mirëpo nuk dha asnjë datë.

“Dialogu duhet të çohet përpara. Kohërat si kjo dëshmon se vlerat e sigurisë janë të rëndësishme. Dialogu është rruga që i hap Kosovës edhe më tej perspektivën evropiane. Marrëveshja në fund duet të përfshijë edhe njohjen e Kosovës”, tha ai.

Ndërkohë, theksoi se do të rijetësojë Procesin e Berlinit. Krahas kësaj, kancelari gjerman tha se marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Kosovës janë të shkëlqyeshme.

Exit mobile version