UBT News

​SBAShK-u kërkon nga Nagavci që Ligji i Pagave të procedohet sa më shpejt në Kuvend

Ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Arbërie Nagavcit po i kërkohet që sa më shpejtë ta procedojë në Kuvend Ligjin për Pagat. Kërkesë kjo që u bë në një takim që pati ministrja me përfaqësuesit e SBAShK-ut.

“Përfaqësuesit e SBASHK-ut në takimin e sotëm e kanë informuar Ministren e MASHTI-t, Arbërie Nagavci lidhur me shqetësimet dhe kërkesat aktuale të anëtarësisë duke u ndalur veçmas te fati i Ligjit të pagave e duke kërkuar që Qeveria të punojë për përmirësimin e lëshimeve dhe në takime me sindikatat të përgatis sa më shpejt këtë Ligj për ta proceduar në Parlamentin e Kosovës”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Nga SBAShK-u kanë ritheksuar se presin takime dhe dialog me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me ministrin Hekuran Murati, në mënyrë që çështjet të debatohen e zgjidhen me dialog me qëllim që të mos ketë arsye për veprime sindikale

“Përfaqësuesit e SBASjK-ut janë deklaruar se komunikimi dhe bashkëpunimi mes SBASHK dhe MASHTI në shërbim të arsimit është shembull i mirë, por një komunikim e bashkëpunim i tillë duhet të jetë edhe me Ministrin Murati, por edhe me Qeverinë në tërësi sepse kështu krijohet klimë e mirëkuptimit dhe gjenden zgjidhje të pranueshme për të mos pasur arsye për tensionime të situatës në arsim dhe për veprime sindikale”, thuhet në një komunikatë për medie nga SBAShK.

SBAShK-u ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për të mbështetur pensionistët, por kanë kërkuar që Qeveria të ndajë një mbështetje buxhetore, se paku edhe për punëtorët tekniko –ndihmës dhe për të punësuarit tjerë që kanë paga të ulëta me qëllim që ata më lehtë të përballojnë ngritjen e vazhdueshme të çmimeve.

Ministrja Nagavci është shprehur se do të analizoj me kujdes gjithë këto kërkesa dhe se do të angazhohet për të krijuar mundësi për takime e dialog të mirëfilltë mes SBASHK-ut, ministrit Murati, por edhe të Qeverisë së Kosovës në tërësi./UBTNews

Exit mobile version