UBT News

​SBAShK: Ngritja e çmimeve po shton pakënaqësitë, Qeveria të veprojë

Sindikata e Bashkuara e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) në Kosovë ka reaguar lidhur me ngritjen e çmimeve të bukës dhe produkteve të tjera.

SBAShK thotë se ngritja e çmimeve të artikujve elementarë do të nxisë edhe ngritjen e produkteve të tjera, për çka kërkojnë nga Qeveria që të veprojnë karshi kësaj.

“Në kohën kur ngritja e çmimeve të artikujve elementarë ka ndodhur dhe pritet që kjo të nxis edhe ngritje të çmimeve të produkteve tjera, Qeveria, pasi nuk mundet me akte ligjore të ndërpres këtë trend, ose duhet të bëj ngritje pagash për ta ruajtur mundësinë aktuale blerëse e për të mos e cenuar dukshëm shportën familjare të artikujve elementarë, ose të bëj angazhime konkrete në bashkëbisedë me sindikatat për të hequr gabimet e thëna nga Kushtetuesja për Ligjin e pagave dhe të nis implementimi i tij. Nëse nuk ndodh as njëra nga këto, atëherë pakënaqësitë do të shtohen dhe mund të ketë edhe kërkesa për veprime konkrete sindikale, kërkesa këto që udhëheqësit dhe organet e SBAShK do t’i respektojnë”, thuhet në reagimin e SBAShK-ut./UBTNews

Exit mobile version