Krahasuar me vitet e kaluara korrupsioni ka shënuar rënie, mirëpo shqetësuese mbetet ryshfeti, si forma më e zakonshme e korrupsionit, kështu ka rezultuar nga të gjeturat e studimit mbi Perceptimin e Korrupsionit në Kosovë, e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) në bashkëpunim me Programin e USAID për Drejtësi Komerciale.
Drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane të Kosovës në Kosovë, Arian Zeka tha se nga rezultat e sondazhit ka rezultate të përmirësueshme sa i përket korrupsionit. Mirëpo ka shtuar se nga përgjigjet e korrespodentëve vërehet se ryshfeti vazhdon të jete forma më e zakonshme e korrupsionit në Kosovë.
Po ashtu sa i përket përgjigjeve në anketë, Zeka tha se 40 për qind e korrespodentëve besojnë se qeveria ka prani të korrupsionit dhe se institucionet më të korruptuara janë komunat.
Ndërkaq, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se falë punës që po bëjnë, ATK ka shënuar një progres edhe sa i përket rritjes së performancës, në këtë formë duke shënuar edhe rënie të korrupsionit.