Rusia njoftoi të mërkurën se po i rikthehet zbatimit të marrëveshjes së korridorit të grurit të Detit të Zi, të arritur këtë korrik.
“Falë pjesëmarrjes së OKB-së dhe mbështetjes së Turqisë, ne arritëm të merrnim garancitë e nevojshme me shkrim nga Ukraina në lidhje me marrëveshjen e grurit”, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.
Rusia i konsideron “të mjaftueshme” garancitë e marra nga Ukraina dhe po rifillon zbatimin e marrëveshjes, tha ministria.
Të shtunën, ministria njoftoi pezullimin e marrëveshjes pas sulmeve në flotën ruse të Detit të Zi në portin e Sevastopolit.
Më 22 korrik, Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Stamboll për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt. Rreth 10 milionë tonë drithë ishin dërguar sipas marrëveshjes.
OKB-ja, SHBA-ja, Turqia dhe vende të tjera dhe aktorë ndërkombëtarë kishin theksuar të gjithë dëshirën e tyre për ta parë vazhdimësinë e marrëveshjes.