Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë është rritur në të paktën 7 mijë e 726.
Nënpresidenti turk, Fuat Oktay tha se të paktën 5 mijë e 894 njerëz kanë vdekur dhe 34 mijë 810 janë plagosur në Turqi. Në Siri, janë raportuar të paktën 1 mijë e 832 vdekje dhe 3 mijë e 849 të plagosur, raporton CNN.
Oktay tha se të paktën 16 mijë e 139 ekipe janë duke punuar në përpjekjet e kërkimit-shpëtimit, me ekipe të tjera ndërkombëtare që do të shtohen.