Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë. Gjatë ditës së sotme një litarë naftë është tregtuar deri 1.52 euro.
Ndërkaq, vendimi i fundit i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës duket se nuk ka ndikuar fare për uljen e çmimeve.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka treguar se këto ditë ka ngritje të çmimeve për karburantet.
Sipas Berjanit, çmimet e karburanteve janë përafërsisht këto: dizel 1.44 deri në 1.52 euro për një litër, benzina 1.44 deri 1.51 euro.
“Në këtë javë që shkoi kemi pas rritje të çmimit të derivateve në berëz dhe reduktim të prodhimit nga organizata prodhuese OPEC. Dhe kështu kemi pas një rritje të lehtë të çmimeve edhe në Kosovë”, theksoi ai.
Ai thekson se çmimi i derivateve për standardin e qytetarëve në Kosovës është i lartë.
Sipas tij, çmimi real për qytetarët tonë kishte me qenë 1 euro për një litër naftë.
“Kjo nuk varet nga ne po as nga qeveria, çmimin e percakton berza dhe organizata prodhuese OPEC”. Megjithatë, ai thotë se në Kosovë çmimet janë më të lira se në rajon.
Shqipëri: Dizelli 1.93 euro, benzina 1.91 euro
Serbia: Dizeli 1.69 euro, benzina 1.76 euro
Mali i Zi: Dizeli 1.59 euro, benzina 1.63 euro
Bosna dhe Hercegovina: Dizeli 1.50, benzina 1.49 euro
Kroaci: Dizeli 1.59, benzina 1.60 euro
Slloveni: Dizeli 1.66, benzina 1.65 euro
Maqedonia Veriore: Dizeli 1.35 euro, benzina 1.42 euro