Katër persona janë arrestuar pasiqë dyshohet se për shkak të një aksidenti që ka ndodhur mes tyre, të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili e kishte shkaktuar aksidentin dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
I sulmuari ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është inicuar si lëndim i rëndë trupor.
“Ferizaj 06.11.2022 – 17:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre prej tyre kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që dyshohet se për shkak të një aksident trafiku që ka ndodhur në mes tyre, të dyshuarit kosovarë e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin shtetas të RMV-së, i cili kishte shkaktuar aksidentin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I dyshuari i sulmuar ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.