UBT News

​Rreth tetë mijë e 900 raste të raportuara përmes aplikacionit “Lajmëro policinë”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri më sot përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” janë raportuar rreth tetë mijë e 900 raste që ndërlidhen me trafikun rrugor, posedim të armëve, drogës, raste të dhunës, korrupsionit.

Aplikacioni është lansuar kohë më parë me qëllim të lehtësimit të bashkëpunimit, komunikimin e ndërsjellë me qytetarët dhe ofrimin e mundësisë për lajmërimin e rasteve të ndryshme në Policinë e Kosovës.

Ky aplikacion/platformë mund të shkarkohet në pajisjet mobile në shqip, serbisht dhe anglisht.

Raportimi nga ana e qytetarëve përmes këtij aplikacioni ofron transparencë, konfidencialitet dhe anonimitet të plotë.

Exit mobile version