UBT News

​Rreth 16 mijë pako me fletëvotime nga diaspora mbërrijnë në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke pranuar pakot me fletëvotime nga diaspora dhe deri pasditen e sotme kanë mbërritur 15 mijë e 966 të tilla.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i tha KosovaPress-it se pranimi i pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës, vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare të akredituara.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës. Deri në ora 16:00 numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 15 mijë e 966. Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare të akredituara”, tha Elezi.

Exit mobile version