Policia e Kosovës në Fushë Kosovë ka arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.