UBT News

​Rrahje mes nxënësve në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grup nxënësish për motive deri më tani të panjohura, janë përfshirë në rrahje.

Katër nxënës, tre prej tyre të mitur, kanë pësuar lëndime trupore pas një rrahjeje në Prishtinë.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe vazhdon kujdesin mjekësor në QKUK nën sigurimin e policisë. Rasti është inicuar si lëndim i rëndë trupor.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe vazhdon kujdesin mjekësor në QKUK nën sigurimin e policisë, në konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version