UBT News

​Rohde: Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog në mirëbesim dhe pa vonesa

Ambasadori gjerman, Joern Rohde, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të lexojnë deklaratën e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell për dialogun.

Teksa e ka shpërndarë të njëjtin, ai ka thënë se deklarata e Borrellit, e cila përbën një paralajmërim për sanksione ndaj Kosovës dhe Serbisë, është thirrje e qartë e 27 vendeve evropiane që të dy palët (Kosova dhe Serbia) të angazhohen në dialog në mënyrë konstruktive dhe pa vonesa të mëtejshme.

“Lexoni deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Një thirrje e qartë e 27 vendeve të BE-së drejtuar Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim pa vonesa të mëtejshme!”, ka shkruar ai në X. 

Exit mobile version