Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka publikuar etiketat e efiçiencës së pajisjeve shtëpiake të cilat do të subvencionohen me përkrahje të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Javën e kaluar ministrja Rizvanolli së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe Bianciardi nga European Union in Kosovo kanë lansuar masat e reja për subvencionim të qytetarëve të cilat përfshijnë: rrobalarëse, enëlarëse, erigorifer ose frigorifer me friz, Sistem diellor për ngrohje të ujit sanitar.
“Ja si duken etiketat e efiçencës së pajisjeve të cilat do t’i subvencionojmë me përkrahje të European Union in Kosovo”, ka publikuar ajo në Facebook linqet për t’u informuar qytetarët më shumë rreth aplikimit.