UBT News

​Rizvanolli paralajmëron përkeqësim të situatës me energji javët në vijim

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se situata me energji elektrike pritet të përkeqësohet në javët në vijim për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare dhe rritjes së kërkesës për energji krahas uljes së temperaturave.

“Kur po flasim për shtrenjtim të energjisë, kjo pritet të ndodhë në bursa, në tregjet ndërkombëtare, jo për tarifa të energjisë në vend”, tha ajo pas mbledhjes së qeverisë.

Sa i përket mos inkasimit të rrymës në veri të vendit dhe ndarjen e miliona eurove për atë pjesë, ministrja Rizvanolli tha se nuk mund të vazhdojë pafundësisht kjo dukuri, pasi siç tha ajo, është e padrejtë.

Exit mobile version