Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovë për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu ka arritur të mposhtë në balotazh kryetarin aktual nga radhët e AAK-së, Agron Kuçi.
Nga numërimi i 100 për qind të votave, Shehu i LDK-së ka arritur të fitojë 50.61 për qind të votave, ndërsa Agron Kuçi 49, 39 për qind.
Ky rezultat është preliminar, pasi ende nuk janë numëruar votat e diasporës dhe ato me kusht.