Guvernatorja e Shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds, ka premtuar fuqizim të bashkëpunimit me Kosovën në fushën e sigurisë. Ajo po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë ku është pritur me nderime shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani.
Pas takimit, Reynolds ka thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera. Ndërsa ka përmendur bashkëpunimin edhe në fushën e kulturës dhe arsimit.
Pas takimit me Osmanin, guvernatorja amerikane është pritur në takim edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.