Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj e ka quajtur praktikant liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili paradite i kërkoi kryeministrit Albin Kurti që ta dorëzojë diplomën e fakultetit.
Rexhaj tha se Abdixhiku është praktikant imitues i verbër i Kurtit, ndërsa shtoi se kryetari i LDK-së foli kundër shefit të vetë imitues falë të cilit u bë kryetar i partisë që tani drejton.
“Njëri prej praktikantëve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit ia mohoi diplomën e inxhinierit tha le ta kthejë në universitet, foli të pavërteta linçime e gënjeshtra, realisht ai foli kundër shefit të vet imituesit të skajshëm të tij. Fundja në jetën e vetë pikërisht Kurti e bëri ministër dhe i dha mundësi menaxhimi. Iu kujtohet ky praktikant imitues i verbër i Kurtit pati refuzuar të bëhej ministër i Avdullah Hotit, sepse e dinte se ishte qeveri e paligjshme. Kompetencën e fitoi në kohën e Qeverisë Kurti madje edhe kryetar i subjektit u bë pikërisht fal kësaj kompetence. Madje nuk jam i sigurt se a bëri Kurti apo partia e tij kryetar”, theksoi ai.