UBT News

​Rëndësia e aktivitetit fizik dhe përfitimet

Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e përgjithshëm të gjakut, rrit rrjedhën e gjakut në tru dhe nivelet e noradrenalinës dhe endorfinës, të cilat mund të zvogëlojnë stresin, të përmirësojnë disponimin, të nxisin një efekt qetësues pas ushtrimit dhe si rezultat të përmirësojnë arritjet. Po ashtu, përftime shëndetësore janë edhe ndërtimi i kockave të forta, nyjave të shëndetshme, zemrës së fortë, shëndetit të mirë mendor dhe parandalon shqetësimin kryesor – obezitetin. Aktiviteti fizik ndikon edhe në fiziologjinë e trurit duke rritur: kapilarët e gjakut, qarkullimin e gjakut, oksigjenimin e trurit, rritjen e qelizave nervore në hipokampus (qendra e të mësuarit dhe kujtesës). Këto ndryshime fiziologjike lidhen me përmirësimin e vëmendjes, përmirësimin e procesimit të informatës, ruajtjen dhe rikthimin dhe rritjen e përqëndrimit.

1. Ushtrimet mbajnë në kontroll peshën

Ushtrimet ndihmojnë në mbajtjen e peshës nën kontroll ose në uljen e peshës. Kur merreni me aktivitet fizik, ju digjni kalori. Sa më intensiv aktiviteti, aq më shumë kalori digjni. Nuk keni nevojë për shumë kohë për ushtrime që çojnë në ulje peshe. Ju mund te ushtroheni çdo dite ne shtëpitë duke ndjekur programe qe ju instruktojnë apo duke ushtruar edhe ushtrime te thjeshta.

2. Ushtrimet ndihmojnë ne shëndetin tuaj

Pavarësisht peshës suaj, të qenët aktiv rrit vlerat e kolesterolit të mirë dhe ul trigliceridet e këqija. Kjo gjë e bën gjakun tuaj të qarkullojë më lehtë dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Në fakt, aktiviteti i rregullt fizik mund të ndihmojë në parandalimin ose menaxhimin e problemeve të zemrës, diabetit, depresionit, llojeve të ndryshme të kancerit, artritit dhe rrëzimeve.

3. Ushtrimet ju përmirësojnë humorin

Aktiviteti fizik stimulon kimikate të ndryshme të trurit që ju bëjnë të ndiheni më të lumtur e më të qetë. Gjithashtu, kur stërviteni rregullisht, mund të ndiheni më mirë me pamjen tuaj të jashtme, gjë që rrit vetëbesimin dhe vetëvlerësimin.

4. Ushtrimet ju bëjnë më energjik

Aktiviteti i rregullt fizik mund të përmirësojë forcën e muskujve dhe të rrisë qëndrueshmërinë tuaj. Ushtrimet dhe aktiviteti fizik çojnë oksigjenin dhe lendet ushqyese në inde dhe ndihmojnë sistemin kardiovaskular të punojë më mirë. Dhe kur zemra dhe mushkëritë punojnë më mirë, ju keni më shumë energji për punët e përditshme.

5. Ushtrimet ju ndihmojnë të bëni gjumë cilësor

Aktiviteti i rregullt fizik ju ndihmon të flini më shpejt dhe të bëni gjumë më të thellë, duke rritur cilësinë e gjumit tuaj. Por mos u ushtroni në orët e vona të darkës, sepse do të jeni shumë energjikë dhe do ta keni vështirë të flini.

6. Ushtrimet sjellin kënaqësi

Ushtrimet dhe aktiviteti fizik janë një mënyrë e kënaqshme për të kaluar kohën. Ato ju japin mundësinë për të kaluar një kohë të mirë qofte edhe brenda shtëpisë, për t’u angazhuar në aktivitete që ju pëlqejnë.

7. Mund te ndihmoje shëndetin e lëkurës suaj.

Lëkura juaj mund te ndikohet nga sasia e stresit oksidativ në trupin tuaj, i cili ndodh qe kur mbrojtjet antioksiduese te trupit tuaj nuk e riparojnë tërësisht demin e krijuar nga radikalet e lira, bëjnë të mundur që të rritet stresi oksidativ. Ushtrimet rrisin prodhimin e antioksidanteve natyrale te trupit tuaj, te cilat ndihmojnë ne mbrojtjen e qelizave.

8. E përmirësojnë përqendrimin dhe e rrisin motivimin

Ushtrimet e rregullta fizike e rrisin lirimin e kimikaleve si dopamina dhe serotonina, të cilat e përmirësojnë përqendrimin dhe e rrisin motivimin.

9.Ushtrimet fizike e rrisin vetëbesimin

Përmirësimet në trup dhe në formë të trupit normalisht se ju ndihmojnë të keni më shumë vetëbesim.

10. Efekti i ushtrimit në sjellje.

Ushtrimet fizike përmirësojnë qëndrimin e një personi, karakterizojnë jo vetëm formën e trupit, por edhe funksionin e gjendjes së aparatit motorik. Formimi i qëndrimit të plotë shoqërohet me rritjen e lëvizshmërisë së nyjeve, veçanërisht në nyjet ndërvertebrale. Po aq e rëndësishme është formimi i aparatit neuromuskular të trupit – aftësia e muskujve për t’u çlodhur, tension dhe shtrirë. Zhvillimi i mirë i muskujve të shpinës është një kusht i rëndësishëm për formimin e qëndrimit të duhur, ka një efekt pozitiv në veprimtarinë e sistemeve të frymëmarrjes dhe të qarkullimit të gjakut. Ne jetojmë në një botë ku rregullisht ankohemi se jemi të lodhur. Megjithatë, një stërvitje e mirë do t’ju bëjë më të lodhur fizikisht, por ju ndihmon të flini më mirë dhe të pushoni më shumë. Mos harroni të ushtroheni dhe njëkohësisht të hani mirë, për të forcuar imunitetin dhe për t’u ndjerë energjikë. Përsa i përket përmirësimit të humorit, konsideroni komunikimin virtual. Video call-et dhe mesazhet do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Gjithashtu mund t’i dedikoni kohe pasioneve tuaja, si leximi, piktura, muzika etj.

Exit mobile version