UBT News

​Reforma në drejtësi, mblidhen grupet punuese

Është mbajtur takimi i parë i grupeve punuese për reformën në drejtësi, në të cilin ka marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas njoftimit të ministrisë, aty ishin edhe përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial, si dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

“Në këtë takim njoftues ministrja Haxhiu diskutoi për rëndësinë që ka ky bashkëpunim ndër-institucional veçmas në kuadër të reformës në drejtësi. Ministrja Haxhiu cilësoi të vlefshëm këtë takim të parë, i cili do të ketë një dinamikë të lartë të punës, dhe për të cilin priten rezultate brenda afateve të përcaktuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Tutje, thuhet se takimi kishte për qëllim të orientojë dhe dakordojë edhe afatet optimale dhe fillimin e punës.

Pjesë e kësaj nisme reformuese do të jenë gjashtë grupe punuese. Kjo reformë është pjesë e zotimeve që dalin nga deklarata e përbashkët e zotimit e nënshkruar nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial, Gjykata Supreme dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit.

Exit mobile version