UBT News

​Reagon Sindikata e Policisë për arrestimet e zyrtarëve policorë

Sindikata e Policisë së Kosovës u bënë thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë, e në veçanti IPK-së që t’i ndalë të gjitha veprimet e ngutshme, spektakulare dhe të kundërligjshme sepse, sipas tyre, padrejtësisht po njollosin dhe po degradojnë imazhin e Policisë së Kosovës.

Në një komunikatë për media kjo sindikatë ka shprehur shqetësim për arrestimet e zyrtarëve policorë që janë bërë nga Inspektorati Policorë i Kosovës.

Njëkohësisht është theksuar se sindikata do të jetë në mbrojtje të institucionit policor, zyrtarëve policorë dhe të gjithë pjesëtarëve të policisë duke i shfrytëzuar të gjithë mekanizmat ligjor për të kërkuar përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që bëjnë arrestimet pa prova të mjaftueshme dhe të pabazuara.

Exit mobile version