Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar për projektin e rrugës Prizren-Tetovë të promovuar nga Qeveria e Kosovës.
Deputeti Abdixhiku ka shkruar në Facebook se Qeveria po e përmbyll vitin e tretë në Qeveri, por s’kanë përfunduar dot një rrugë të vetme në gjithë Kosovën.
“Sot, në vitin e tretë të mandatit, flasin për tunele, Prizren – Tetovë, 200 milionë. Muhabetet s’kushtojnë. Ato megjithatë na shpërfaqen të njëjta sikurse para tre viteve. Njëjtë me të njëjtat premtime dalin dhe sot”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se projekti i vetëm i madh kapital që ndodh sot në vend është ai i ‘Rrugës A’ në kryeqytet, sipas të cilit aty ku Qeveria qendrore fatmirësisht nuk ka asnjë rol.