UBT News

​Reagojnë nga zyra e presidentes: Personi në foto nuk është Denis Vengerskii

Lidhur me raportimet se është parë në Prishtinë rusi i shpallur “Non-grata” nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga Presidenca e Kosovës, ka reaguar kjo e fundit.

Shefi i stafit të presidentes, Vjosa Osmanit, Blerim Vela e ka quajtur “dezinformatë” lajmin se personi i njohur si Denis Vengerskii po qëndron në Kosovë, duke treguar se personi në foto është shoferi zyrës ndërlidhëse ruse në Kosovë dhe jo Denis Vengerskii.

“Dezinformatë: personi në foto është vozitësi i Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Kosovë dhe jo Denis Vengerskii. Zyrtaret e Zyrës Ndërlidhëse Ruse e kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës brenda 24 orëve nga shpallja persona non grata”, ka shkruar Vela në Twitter.

Edhe Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me pretendimet se “Rusi i shpallur non-grata nga Kosova shfaqet në mes të Prishtinës”.

Nga Policia kanë sqaruar se këto raportime janë të pavërteta dhe se Alexey Krivosheev dhe Denis Vengerskii me datë 23.10.2021 (në ora 14:46 dhe 14:50), përmes pikës kufitare në Merdare kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës.

Policia ka theksuar se nga 23 tetori të dy të lartcekurit nuk kanë hyr në Kosovë. ndërsa personi i cili është shfaqur në fotografi të publikuara nga mediet thonë se është V.L person i njohur për institucionet e sigurisë në Kosovës, si punonjës në zyrën ruse në Kosovë.

Exit mobile version