Zbigniew Rau, ministri i Jashtëm polak dhe aktualisht kryetar i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), e ka quajtur sulmin në shkallë të gjerë të Rusisë kundër Ukrainës një “krim kundër njerëzimit”.
Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi të enjten në mëngjes forcat e armatosura të vendit të tij të fillonin “një operacion special ushtarak” kundër Ukrainës, i cili rezultoi të ishte një sulm masiv nga ajri, toka dhe deti, një skenar të cilit Perëndimi ia kishte frikën dhe u përpoq ta shmangte për muaj të tërë por pa arritur një rezultat të suksesshëm.
“Pushtimi i gjithanshëm i paprovokuar rus kundër qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës përbën një shkelje thelbësore të Kartës së OKB-së dhe Aktit Final të Helsinkit”, tha Rau në një video të postuar në Twitter të enjten.
Kryetari i OSBE-së tha se ishte “e mjerueshme dhe e turpshme” që Rusia revokoi nenin 51 të Kartës së OKB-së “për të justifikuar këtë krim kundër njerëzimit.
“Ne e dënojmë, me fjalët më të forta të mundshme këtë akt agresioni. Ne presim që pala ruse të respektojë detyrimet dhe angazhimet e saj ndërkombëtare”, shtoi Rau”.