UBT News

​Ramosaj: Madhështore me pas prapë guximin të luftohet për liri

Rënia e Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj po konsiderohet si një nga themelet e shtetit të Kosovës. Në përvjetorin e rënies së tyre, po përmendën edhe ish-bashkëluftëtarët, të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë. E sot Deçan është mbajtur seanca solemne kushtuar 24 marsit 1998-1999.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se simbolika e mbajtjes së kësaj mbledhje është guximi dhe madhështia e ditës e të rënëve për liri. Ai ka kujtuar 13 janarin e rënies së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut, Edmond Hoxhës për të vijuar edhe me beteja të tjera në Kosovë.

“Është diçka mbi-njerëzore, është më tepër se madhështore me pas prapë guximin dhe qëndrueshmërinë për të luftuar për këtë liri. Caqet kanë qenë të përcaktuara nga një pushtet shovenistë, gjenocidial si ka qenë Serbia. Në këtë organizim familja Jasharaj dhe epopeja e Drenicës e mori goditjen më të tmerrshme pas Likoshanit dhe Qiriezit, për më tepër për neve ka qenë e dhimbshme por edhe krenari. Dhe ndodh edhe 24 marsi që në simbolikën e vet, është një përpjekje ku popullit i ngjall guximin dhe shpresën. Organizimi e ka një individ që në këtë rast është Ramush Haradinaj, kryeprotagonisti i kësaj 24 ngjarje. Ku Serbia kthehet si humbëse për të vazhduar luftëtarët dhe organizimet. Ky qytet ka shumë dhimbje, djegie, masakrime, shumë dhunime”, tha ai.

Ramosaj tha se 24 marsi i vitit ’99 kujton përkrahjen e SHBA-së, që njerëzit ta kthehen dhe të jetojnë të lirë. Dimensioni i tretë sipas tij është rrugëtimi dhe shtetndërtimi. Por, që sipas tij njerëzit e Kosovës ende po gjykohen.

“Ende ushtarët tanë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përndiqen dhe janë në Hagë të njerëzve tanë që dekada-dekada më parë kanë nisur rrugëtimin me familjen e vet. Nasim Haradinaj është një emblemë e këtij qyteti. Në këtë Hagën e famshme e kemi edhe ish-presidentin edhe gjithë shtabin e përgjithshëm. A kemi arritur deri në fund, unë besoj që ende kemi punë. A dojmë me i ra bahçes nëpër thera apo nëpër lule, këtë do ta përcaktojmë ne vetë”, shtoi ai.

Më tej, ai tha se qytetarët duhet t’i kapin për fjale të gjithë ata që kanë mashtruar për tërë këto vjet vendin.

22 vjet më parë u vënë themelet e shtetit të ri të Kosovës, pas rënies së e tre dëshmorëve, Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

Në këtë përvjetor, do të vizitohen edhe familjet e tre dëshmorëve. 

Exit mobile version