UBT News

​Rama shkon në Hagë për të takuar Thaçin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkuar në Hagë për të takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po akuzohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me pretendime për krime lufte.

Pak para vizitës së Ramës, Thaçi është deklaruar i pafajshëm në pikat e akuzës të cilat i janë shtuar së fundmi.

Në Shqipëri, aktualisht është temë aktuale çështje e presidentit të ri pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës që e mbyll në muajin korrik.

Rama, pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë, kohë më parë, deklaroi se me shumë dëshirë do të votonte Hashim Thaçin për president të Shqipërisë por e kishte të pamundur.

Rama dhe Thaçi, përkundër bashkëpunimit politik që ka ndodhur me pozicione të ndryshme të të dy liderëve, janë edhe miq. 

Exit mobile version