UBT News

​Rama: Kryeqyteti shpreh gatishmërinë për t’u dalë në ndihmë komunave të cilat gjenden në vështirësi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur gatishmëri për t’u dalë në ndihmë komunave që po përballen me vërshime të mëdha. Ai tha se në vendbanimet e komunës së Prishtinës gjendja është stabile.

“Ndjehem i pikëlluar të shoh vërshime në vende të ndryshme të Kosovës, të cilat kanë shkaktuar dëme dhe kanë trazuar jetën e qytetarëve. Kryeqyteti ka shprehur gatishmërinë për t’i ardhë në ndihmë të gjitha komunave të cilat gjenden në vështirësi si pasojë e vërshimeve. Në vendbanimet e Komunës së Prishtinës gjendja është stabile. Sektori për Siguri dhe Emergjenca i Drejtorisë së Inspekcionit të Kryeqytetit, tashmë i ka ardhë në ndihmë Komunës së Mitrovicës. Në këto kohë të vështira, të qëndrojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin”, ka shkruar Rama.

Exit mobile version