Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka falënderuar serbët lokalë për vendosjen e barrikadave në veri, teksa ka pasur edhe një porosi për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Ai në një konferencë për media me drejtorin e së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën falënderoi të gjithë ata që ishin në barrikada dhe tha se treguan se duan të qëndrojnë në vatrat e tyre.
“Për ta falënderuar komandantin e KFOR-it, e kemi njoftuar se nuk ka qenë veprim, por reagim i serbëve ndaj lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Edhe mbrëmë kam dëgjuar të panumërta nga presidenti Vuçiq i cili bëri thirrje për paqe. Dua të falënderoj edhe popullin shqiptar. Aksioni nuk kishte për qëllim popullin shqiptar. Ata e panë që dje kur nuk mund të vizitonin shtëpitë e tyre”, tha Rakiq.
Ai ka pasur edhe një mesazh për Kurtin – “të mos iu drejtohen serbëve në Kosovë serbisht, sepse mesazhi është i qartë, le të flasë në gjuhën e tij amtare”.
“Unë i them atij se serbët duan asociacionin,” tha Rakiq.
Ai theksoi se zgjidhja e vetme është dialogu, sipas mediave serbe.