Komuna e Rahovecit sot ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e sheshit qendror në këtë komunë, në vlerë mbi 3 milionë e 817 mijë euro.
Ndonëse, komuna e Rahovecit i ka ndarë mjetet nga buxheti i saj përsëri vazhdon të kërkojë mbështetje financiare edhe nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi përmes një konkursi ndërkombëtar është bërë përzgjedhja e planit për ndërtimin e këtij sheshi.
Sheshi qendror punimet e të cilit priten të nisin në fillim të vitit 2023 planifikohet të përfundojë brenda mandatit.
“Me unanimitet e ka zgjedhur projektin fitues i cili është hartua nga tri arkitektë nga Holanda, Uruguai dhe Vietnami. Nga projekti ideor ka filluar për punën e projektit kryesor e zbatues, i cili pastaj i është nënshtruar procedurave të rregullta të prokurimit dhe tashmë e kemi fitues të zbatimit të kësaj kontrate kompaninë ‘Famis’ nga komuna e Suharekës. Vlera e këtij projekti është 3 milionë e 817 mijë euro… Më në fund ne sapo e lidhëm një kontratë me kompaninë ‘Famis’ për ta realizuar projektit më të madh urbanistik në historinë e komunës së Rahovecit. Plani dinamik për realizimin e këtij projekti shpresoj që janë në përputhje më synimet tonë që brenda këtij mandati qeverisës ta kemi të ndërtuar plotësisht sheshin e qytetit”, tha ai.
I pari i Rahovecit, Smajl Latifi ka prezantuar edhe projektin e këtij sheshi.
“Sheshi qendror do të pozicionohet aty ku takohen shtegu i këmbësorëve dhe shëtitorja e gjelbër, qendra e sheshit është në formë rrethore, mund të akomodoj ngjarje të mëdha dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për funksione ditore, një shteg për këmbësorë që lidh ndërtesat kryesore dhe hapësirat publike. Një shëtitore e gjelbër qe ka edhe shteg për çiklistë që lidh veriun dhe jugun e qytetit, treg ditor të mbyllur, ndërtimi i një parkingu nëntokësor dhe mbitokësor që i jep zgjidhje afatgjate qytetit tonë mbi problemin e vend-parkimit për vetura. Punimi parasheh zhvendosjen e Stadiumit të Qytetit dhe mbylljen për qarkullim të rrugës ‘Bajram Veliu’ që ndodhet anash stadiumit. Parashihet një rrugë e re të ndërtohet të parkingu ekzistues”, tha ai.
Latifi ka kërkuar mbështetje financiare edhe nga Qeveria e Kosovës, pasi sipas tij aktualisht kjo mbështetje mungon.
I pari i Rahovecit u zotua se edhe nëse nuk marrin mbështetje nga qeveris këtë projekt do ta realizojnë.
“Memorandumi i mirëkuptimit nga qeveria e kaluar ku ka qenë ministër, Blerim Kuçi Qeveria e pati marrë përsipër financimin e sheshti, mirëpo janë ndërruar qeveritë dhe është anuluar në mënyrë të njëanshme memorandumi me arsyetimin që nuk ka mjete financiare, ndërkohë ne kemi kërkuar rikthimin e memorandumit per financim. Nuk ka ndodh ende. Shpresojmë nëse nuk rikthehet memorandumi dhe qeveria nuk e merr përsipër, ne do ta ndërtojmë vetë, do të kërkojmë përkrahje nga donatorët e jashtëm… Nuk do të pushojmë as përpjekjen dhe nuk do të lëmë gur pa lëvizur që të marrim mbështetje nga qeveria qendrore”, tha ai.