UBT News

​Rafuna kërkon thellimin e bashkëpunimit Kosovë – Luksemburg

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Patrick Heck dhe kreun e misionit Eric Dietz, ku diskutuan për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se gjatë takimit, kryetari Rafuna theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi duke e vlerësuar si një mekanizëm të rëndësishëm në ngritjen e eksportit dhe kapaciteteve të kompanive vendore.

Ata u dakorduan që të përforcojnë sa më shumë bashkëpunimin ekonomik përmes organizimit të konferencave ekonomike, projekteve të përbashkëta, forumeve të përbashkëta ekonomike, duke ndihmuar ndërmarrësit në krijimin e marrëdhënieve të reja afariste.

Exit mobile version