Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka deklaruar se plani i qeverisë Kurti për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, është i gjeneralizuar dhe paspecifikuar.
“Plani i qeverisë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës është i gjeneralizuar dhe i paspecifikuar”, tha ai.
Quni gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet programi i qeverisë Kurti, pyeti të njëjtin për planet konkrete në realizimin e 106 milionëve për FSK-në gjatë vitit 2022.
“Si do ta alokoni këtë buxhet, cilat janë planet konkrete për realizimin e shpenzimet e buxhetit për vitin 2022”, tha ai.
Sot në Kuvendin e Kosovës po prezantohet programi i Qeverisë Kurti II.