Presidenti amerikan, Joe Biden u informua për situatën dhe përpjekjet e ekipeve të ndihmës në Havai nga drejtori i FEMA-s, Mbrojtja Civile e SHBA-së, Deanne Criswell dhe Bob Fenton, shefi koordinator i reagimit ndaj zjarrit në Maui, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
“Janë ende 388 persona të zhdukur pas katastrofës në ishuj dhe emrat e tyre janë bërë të ditur për të lehtësuar operacionet e kërkimit”, tha Shtëpia e Bardhë.
Në fillim të kësaj jave, numri i personave të zhdukurve pas asaj që besohet të jetë zjarri më vdekjeprurës në 100 vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur në mbi 1 mijë.
Aktualisht, numri i viktimave është 115, por sipas autoriteteve ky nuk është një vlerësim real.
“Do të kalojnë shumë muaj përpara se të kemi numrin e saktë të personave që vdiqën nga zjarret”, thanë autoritetet.