UBT News

​Qindra serbë mblidhen afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës

Qindra serb janë tubuar afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës. “Llune”, “tradhti”, Vuçiq peder”, janë brohoritjet e tyre.

Njësitet e ndryshme të Policisë së Kosovës me automjetet e tyre janë pozicionuar në udhëkryqin e Lagjes së Boshnjakëve, përkatësisht rreth 300 metra larg protestuesve.

Ndërsa një përfaqësues i KFOR-it ka biseduar me përgjegjësin e Policisë së Kosovës, dhe nuk dihet nëse do të intervenojë policia për të shpërndarë turmën.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot Policia e Kosovës ka arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri, Milun Milenkovic-Llune.

Exit mobile version