Organizatat kryesore vendore dhe ndërkombëtare kanë implementuar një program 5-vjeçar dedikuar zvogëlimit të hendekut të madh gjinor në sektorin e energjisë në Kosovë, si dhe plotësimit të nevojave energjetike të bizneseve në pronësi të grave në vend.
Qindra gra kanë përfituar drejtpërdrejt nga programi Gratë në energji, përmes një qasjeje inovative dhe të ndërthurur të bursave, punës praktike, si dhe granteve për bizneset e grave kosovare më sektorin e energjisë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova ka nevojë për profesionistë të sektorit të energjisë, pasi vendi po përballet me sfida energjetike.
Osmani tha se pjesëmarrja e grave në sektorin e energjisë, ende është e ulët, prandaj nevojitet një fuqizim edhe më i madh i grave në këtë sektor.
Nicholas J. Giacobbe, zëvendësambasador në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, theksoi se programi ka qenë efektiv dhe ka ndihmuar Kosovën të marrë veprime fillestare në sektorin e energjisë në pronësi të grave.
Edhe Alicia Phillips Mandaville, zëvendëspresidente e Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit në Uashington, tha se pjesëmarrja e grave në sektorin e energjisë është më e ulëta në botë.
Ajo theksoi se programi ka një inspirim për gratë që të bëhen lidere në sektorin e energjisë.
Një fjalë rasti ka mbajtur edhe Diella Shabani, ish-studente e Programit të Bursave në kuadër të Programit “Gratë në Energji”.
26 gra janë diplomuar dhe janë përfituese të bursave për energji.