Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, sot nga ora 10.00 në Sheshin “Skënderbeu” organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Aksioni protestues ka për qëllim të vë në pah kohën, përkushtimin dhe mundin që shpenzojnë gratë në mirëmbajtjen e shtëpisë dhe kujdesin ndaj të tjerëve, si dhe të kundërshtojë këtë formë të padrejtë të ndarjes së punëve brenda shtëpisë.
“Të dhënat në nivel global tregojnë se një numër i madh i grave kanë humbur vendet e punës për shkak të COVID-19, një pjesë tjetër e tyre kanë qenë viktima të dhunës në familje si dhe shumica e grave u ballafaquan me ngarkesa të mëdha me punët e shtëpisë, të cilat shihen si “punë të grave”, thuhet në njoftim.