UBT News

​Qeverisë i kërkohet të mos i injorojë komunat

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që mos t’i injorojë sa i përket konsultimeve në lidhje me situatën e pandemisë COVID-19.

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, AKK thotë se komunat janë të qytetarëve të saj dhe e kanë kryetarin që është zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë, prandaj në asnjë mënyrë nuk bën të injorohen si të tilla.

“Qeveria e Republikës së Kosovës përsëri i anashkaloi apo më mirë të themi i injoroi edhe një herë komunat e Republikës së Kosovës (për të disatën herë radhazi) sa i përket konsultave rreth situatës me pandemi COVID 19, duke mos e ftuar Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) si anëtar të Komitetit Anti COVID 19. Kjo tregon se AKK u përjashtua edhe një herë nga ky komitet, i cili nga komunat cilësohet si mekanizëm shumë i rëndësishëm në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID 19. Komunat e Republikës së Kosovës edhe një herë ftojnë Qeverinë e Kosovës të bashkëpunojë ngushtë dhe sinqertë sepse numri i rasteve me COVID 19 është në rritje dhe një injorim i tillë i komunave është i pajustifikueshëm. Komunat janë të qytetarëve të saj dhe e kanë KRYETARIN që është zgjedhur me votë të drejpërdrejtë, prandaj në asnjë mënyrë nuk bën të injorohen si të tilla”, thuhet mes tjerash në reagimin e AKK-së.

Exit mobile version