Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga Këshilli i BE-së, ndaj 183 individëve dhe 26 entiteteve bjelloruse të ndërlidhura me regjimin e presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko.
Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi miratoi edhe marrëveshjen financiare për IPA 2021 me BE-në vlerë rreth 60 milionë euro.
Në këtë linjë, kabineti qeveritar miratoi edhe marrëveshjen me BE-në për IPA 2022 në vlerë 70 milionë euro dhe marrëveshjen e partneritetit për kornizën financiare në mes Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjen e zbatimit të ndihmës financiare të unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit të para anëtarësimit IPA III.
Krahas kësaj, Qeveria miratoi vendimin edhe për lidhjen e marrëveshjes me shtetin e Kanadasë dhe Turqisë për njohjen reciproke të patentë shoferëve.
Ndërkohë, udhëzuan AKP-në që mos të vendos në shitje asete që mund të transferohen në fondin sovran.