UBT News

​Qeveria ndan edhe 15 milionë euro për luftimin e pandemisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për Marrëveshjen e Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për Covid-19”, që është financim shtesë ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 që kap shifrën 15 milionë euro.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfere, Hekuran Murati tha se këto mjete do të shfrytëzohen për forcimin e kapaciteteve shëndetësor në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj pandemisë.

Sipas tij, marrëveshja ka synim mbështetjen për prokurim dhe distribuuim të vaksinave kundër COVID-19.

“Në këtë pikë të rendit të ditës paraqes për aprovim nismën për negocimin e financimit shtesë për projektin emergjent të Kosovës për COVID-19, në mes të Republikës së Kosovës që përfaqësohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim marrëveshja e financimit shtesë kap totale prej 15 milionë eurove dhe vjen si vazhdimësi e marrëveshjes bazë e nënshkruar më datën 29 qershor 2020 me ANZH. Mjetet financiare të kësaj kredie shtesë do destinohen si vazhdimësi e përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19, dhe pikë kyçe do mbetet forcimi i kapacitetit shëndetësor në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj pandemisë. Veçanërisht marrëveshja ka synim mbështetjen për prokurim dhe distribuuim të vaksinave kundër COVID-19 përfshirë edhe financimin retoraktiv të buxhetit të shpenzuar tashmë në këtë drejtim”, tha Murati.

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar nismën për Amendamentimin e Marrëveshjes mbi përvetësimin e kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në këtë mbledhje Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar edhe propozim-vendimin për dnryshimin dhe plotësimin e vendimit për grupin punues ndërinstitucional për rishikimin e Strategjisë së Sigurisë së Kosovës për vitin 2021-2030.

Exit mobile version