Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin që rregullon çmimet e produkteve medicinale.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ky projektligj është shumë i rëndësishëm për qytetarët.
Në mbledhjen e ekzekutivit të mërkurën, Vitia theksoi se tash e tutje çmimet e barnave do të jenë të njëjta në çdo barnatore dhe do të ketë nivelizim të çmimit të tyre.