Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar sot planin e punës së Zyrës për Luginën e Preshevës, për periudhën fillestare dymbëdhjetë mujore janar – dhjetor 2021.
Aktivitetet kryesore që Zyra për Luginën e Preshevës do t’i realizojë janë implementim i përgjegjësive të dhëna me vendimin për themelimin e saj, të mbështetura në nevojat e popullsisë shqiptare në Luginë dhe të elaboruara në një dokument si pjesë esenciale e programit të punës për 12-mujorin e parë.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 28 shtator 2020, ka themeluar Zyrën për Ofrimin e Asistencës ndaj Qytetarëve të Luginës së Preshevës, e cila do të ketë përgjegjësinë që të ndërmarrë dhe koordinojë të gjitha veprimet institucionale, nën mbikëqyrjen e Zyrës së Kryeministrit, në fushën e arsimit, kulturës, ekonomisë si dhe në fusha të tjera që dalin si nevojë e kohës.